Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk merret me asnjë njeri, por vetëm me të ardhmen e Kosovës.
Në Pressing, ai u shpreh i bindur se mund ta bëj këtë të ardhme, sepse sipas tij, LDK ka të gjitha mjetet, programin politik dhe ekipin më të mirë në Kosovë.
“Nuk merrem me asnjërin, unë merrem me të ardhmen. Unë jam i bindur se mund ta bëj këtë të ardhme, jam i bindur se i kam të gjitha mjetet për ta bërë këtë të ardhme. Jam i bindur që kam programin politik dhe ekipin më të mirë në Kosovë për ta bërë këtë të ardhme”, ka thënë Abdixhiku.
“Unë për këtë do të flasë, do t’ju jap qytetarëve të Kosovës, rinisë së Kosovës, qytetarëve, njerëzve si ju projeksionin e Kosovës që nuk ke nevojë të frikësohesh prej shtetit”, deklaroi Abdixhiku.