Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Protesta e opozitës në Tiranë: Arrestohet 1 person, 3 të tjerë procedohen penalisht

Pas protestës së opozitës në Tiranë, policia ka ndërmarrë veprime ndaj personave që u përfshin në aktet e kundërligjshme, duke arrestuar një person dhe duke shpalllur në kërkim disa të tjerë.

Ky zhvillim ndodhi pas goditjeve me bomba molotov ndaj institucioneve publike gjatë protestës të së hënës, ku u përfshinë edhe disa të mitur, tre prej të cilëve janë proceduar në gjendje të lirë.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Nga përleshjet dhe incidentet gjatë protestës, 10 efektivë të policisë mbetën të plagosur, ndërkohë që të lënduar mbetën dhe tre protestues.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, reagoi duke theksuar se një grup individësh kishin kaluar kufijtë e ligjit me veprimet e tyre të dënueshme, duke rrezikuar sigurinë publike.

Nga ana tjetër opozita deklaroi se protesta e 7 tetorit është vetëm fillimi i mosbindjes civile e cila do të shtrihet në të gjitha qytetet deri në arritjen e qeverisë teknike.

Demonstrata u përqendrua kryesisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Brendshme.

Tubimi u karakterizua nga tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit. Krahas goditjeve me molotov ndaj institucioneve të sipërpërmendura, gjatë protestës pati dhe një sulm intensiv me lëndë plasëse ndaj selisë së Partisë Socialiste/euronews.al