Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin duket se ka komentuar zhvillimet e sotme në Ministrinë e Infrastrukturës.
Ndonëse nuk e përmendi me emër, Rexhaj tha se “këta e kanë provu me e shtyp VV-në në opozitë”.
Tutje, Rexhaj shkroi se “duan ta shantazhojnë atë që të bëjmë paqe me ta”.
“Këta e kanë provu me e shtyp VV-në në opozitë, deshtën ta shpallin edhe terroriste. Dështuan.
Sot, duan ta shantazhojnë atë që të bëjmë paqe me ta. Dështuan.
Tash, godasin.
Shihemi me 9 shkurt 2025” – ka shkruar Rexhaj.