Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njofton se është hapur konkursi për dy pozita të larta në arsim:
Drejtor të Qendrës së Studentëve, dhe
Drejtor të Inspektoratit të Arsimit.
Kohëzgjatja e emërimit është për një mandat 4-vjeçar.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 02.11.2024.
Nagavci në postimin e saj në Facebook inkurajoi të gjithë ata/ato që i plotësojnë kriteret që të aplikojnë në këto pozita, duke i uruar suksese.