Deputeti më aktiv i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, iu ka reaguar me ironi krerëve të LDK-së dhe PDK-së për organizimin e tubimeve partiake.
“Po më rivalizojnë krerët e LDK-së dhe PDK-së në organizimin e tubimeve.
Këta ‘liderë’ në këto tubime nuk kanë të pranishëm më shumë se në tubimet e mia, është e qartë ata janë larg popullit dhe dihet kah është mbështetja e popullit”, ka shkruar Bajqinovci.
Së fundi, deputeti i VV-së ka qëndruar në Gjermani, respektivisht në Dyseldorf, ku nga fotografitë e postuar, janë parë qindra bashkëatdhëtar në mbështetje të tij.