Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka mërrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme ku po flitet për bisedën në mes të Kusari-Lilës dhe Radojiçiqit. Abazi ka thënë se në këtë seancë po mungojnë vetëm dy parti, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, shkruan Gazeta Express.
“Janë dy grupe parlamentare që s’janë prezentë këtu, Lista Srpska dhe LVV. S’është veç simbolik kjo punë. Ka arsye që po e filloj këtë diskutim në këtë mënyrë”, ka thënë Haki Abazi.
“Para zgjedhjeve e të ardhshme duhet të dekonstruktohet koordinimi me Sprskan e Radojicicn. E kemi obligim të zbërthejmë deri në fund që bisedat e Kusari-Lilës janë taktika të Albin Kurtit për të arritë tensionimin e mjaftueshëm”, ka shtuar tutje ai.