Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Canaj: Kusari-Lila nuk ka folur me Radoiçiqin pa dijeninë e Kurtit dhe Mihalit

 
   

Profesori universitar, Blerim Canaj ka folur rreth audio-incizimeve të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojçiqin.

Ai në emisionin “Info Nata” ka thënë se Mimoza Kusari-Lila nuk ka folur me Radoiçiqin pa dijenin e kryeministrit, Albin Kurti dhe Dejona Mihalit.

Canaj deklaroi se nuk e fajëson shumë Kusari-Lilën, por Kurtin dhe Mehalin.

I pyetur se çfarë flet ky audio-incizim, ai theksoi se flet jashtëzakonisht shumë, teksa përmendi edhe veteranët ku ishin pjesë e bisedës mes Kusari-Lilës dhe Radioçiqit.

“Flet jashtëzakonisht shumë, në qoftë se këtë e ndërlidhni me patriotizëm të kordinohësh me dikënd si Radoiçiqi për veteranët të cilët janë argumentu si patriot, më fal a duhet këtu të pyesim se çka është patriotizëm”, ka thënë Canaj.

“Mimiza Kusari, bëjeni të sigurt nuk e bënë atë kurr pa e ditë më i madhi i VV-së edhe ai tjetri më i madhë se i VV-së, e ata janë Albin Kurti edhe Dejona Mihali”, u shpreh ai.

“Pa këta dy Mimoza Kusari me siguri që se kish thirrë Radoiçiqin, nuk e fajësoj shumë Mimoza Kusarin por i fajësoj këta dy pak më shumë” shtoi Canaj.

Tutje, Canaj tha se tema e patriotizimit është mbyllur në vitin 1999, teksa tha se për këtë temë diskutojnë eksponentët politik që nuk i’a kanë haberin e patriotizmit e qëbëjnë hapa në emër të patriotizimit dhe e dëmtojnë Kosovën.

“Se kush është patriot kjo temë është mbylur në vitin 1999, tash diskutojnë se ka eskponentëpolitik të cilë t ndohta as s’ia kanë haberin se çka është patriotizëm dhe bëjnë hapa në emër të patriotizimt dhe e dëmtojnë Kosovën për shkak se i kanë të qart se ne e kemi një gjeneratë të re të cilët nuk e kanë edhe fort të kthjellët  por është historia ajo se si ësthtë bërë Kosova”, ka thënë Canaj.