Kamala Harris ka publikuar të dhënat e saj mjekësore, të cilat konkluduan se ajo është në “shëndet të shkëlqyer” dhe e përshtatshme për presidencën.
Pas zbulimit, kandidatja e Partisë Demokratike për të qenë presidente e ardhshme e SHBA-së akuzoi Donald Trump për mungesë transparence për mos publikimin e të dhënave të tij shëndetësore, raporton BBC.
Zëvendëspresidentja tha gjithashtu se rivali i saj republikan “nuk dëshiron që populli amerikan të shohë nëse ai është apo jo i përshtatshëm për t’u bërë president”.