Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajrami: Derisa masat ndëshkuese të BE-së po i kushtojnë Kosovës qindra miliona euro, zyra e propagadës së LVV po lavdërohet

 
   

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk po i ndalë “manipulimet me numra”.

Duke iu referuar lajmit se Bashkimi Europian e ka miratuar agjendën e reformave të Kosovës për të përfituar nga “Plani i Rritjes”, ajo kujton se zbatimi i marrëveshjeve nga dialogu me Serbinë është kushti për Kosovën për të pasur qasje në milionat e BE-së.

“Derisa masat ndeshkuese të BE-së po i kushtojnë Kosovës qindra miliona Euro, Zyra e propagadës së LVV po lavdërohet se Kosova përfiton 880 milionë Euro nga “Plani i Rritjes”, ndërsa nuk po tregojnë se për të përfituar nga këto fonde kusht për Kosovën është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe i ankesit të Ohrit Manipulimet me numra nuk kanë të ndalur, dje LVV paska dalë me komunikatë se Kosova përfiton 880 milionë Euro”, shkroi Bajrami.

Ajoka përmendur disa fakte, duke shkruar se për të përfituar nga fondi që i afrohet 1 miliardëshit, Kosova duhet ta zbatojë edhe Asociacionin.

“Lë t’i themi disa fakte: Është e vërtetë se Kosova është pjesë e “Planit të Rritjes” (Growth Plan) që është një fond prej 6 miliardë Euro për Ballkanin Përendimor, për periudhën 2024-2027, prej tyre 2 miliardë Euro janë grante, pjesa tjetër është kredi, por gjithashtu është e vërtetë se Kosova nuk i ka përfitu 880 milionë Euro, Kosova ka potencial të përfitoj këto mjete kur t’i plotëson kushtet që vendosën nga BE. Është e ditur se edhepse për Kosovën nuk ishte parakusht për tu bërë pjesë e Planit të Rritjes, për të përfituar nga ky fond përpos kritereve teknike Kosova duhet të zbatoj të gjitha detyrimet e dala nga marrëveshja për normalizim dhe ankesi i Ohrit, pra edhe Asociacioni”, shkroi Bajrami.