Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Ministri Peci: Guxo gati për udhëheqjen e mandatit të dytë qeverisës

 
   

Bashkëkryetari i Partisë Guxo, njëherësh ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se janë gati për mandatin e dytë qeverisës për të udhëhequr Kosovës drejt një të ardhme edhe më të zhvilluar dhe me prosperitet.

Në tubimin madhështor të Partisë Guxo sot me anëtarë dhe mbështetës në Prishtinë, ministri Peci ka theksuar se nuk ka sfidë që e zmbraps këtë parti për të çuar përpara vendin.

Faton Peci: Nuk ka sfidë që na zmbrapsë

“Sot ndihem krenarë, ballëhapur, e faqebardhë të qëndroj para jush që besuat në Guxo qe nga dita e parë. Me këtë tubim madhështor jemi këtu për të dëshmuar e rikonfirmuar vullnetin e çeliktë që kemi për Kosovën, për të prezantuar rezultatet dhe kontributin tonë qeverisje, për të ofruar garancinë e bashkëpunimit parimor dhe të sinqertë, si dhe vizionin për mandatin e dytë të sigurt të qeverisjes për vendin. Ne jemi sot bashkë për të rikonfirmuar se nuk ka sfidë që na zmbrapsë,” ka deklaruar Peci.

Ai ka nënvizuar se ka qenë guxim të ndërtosh një organizim të ri politik duke ndarë rrugët me LDK-në, e cila nga gjithë trashëgimia politike e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova donte ta mbante vetëm logon e partisë dhe duke mos e luftuar asnjëherë krimin e korrupsionin.

Faton Peci: Guxo lindi si imperativ i kohës

Guxo lindi si imperativ i kohës, si një alternativë politike që do të krijonte një standard të ri të politikë-bërjes bazuar në parimet e larta të udhëheqjes duke pasur parasysh përgjegjësinë para votuesit, fjalën e dhënë publike, qeverisjen me duar të pastra, qeverisjen transparente që nuk abuzon as edhe me një cent të vetëm… Ka qenë guxim të ndërtosh një organizim të ri politik e të ndash rrugën me ata të cilët nga gjithë trashëgimia politike e presidentit historik, Ibrahim Rugovës donin ta mbanin vetëm logon e partisë duke shndërruar kështu në sub-kontraktues të krimit e korrupsionit. Është dashur përgjegjësi, guxim të ndahesh nga strukturat që patën humbur lidhjen me qytetarët dhe për nevojat personale nënshkruanin çka do që u servohej, e madje edhe mbyllnin sytë edhe para planeve për ndarjen e Kosovës. Ata menduan se janë shumë, por tani po mjaftohen me shkronjat, por duke ndërruar ngjyrat e fotografisë, e shpeshherë duke hequr edhe fotografinë e presidentit sipas rastit, gjithë këtë e bëjnë sepse janë në kërkim të një mentaliteti të ri, por kanë ngelur në të vjetrën”, ka thënë Peci.