Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha u është përgjigjur kritikave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugollit dhe Mefail Bajqinovcit, të cilët kanë thënë se këtë të martë është bërë propagandë nga opozita në Kuvendin e Kosovës.
Berisha në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se deklaratat e tyre nuk janë relevante, meqë sipas tij, asnjëri prej tyre kanë njohuri.
“Shumë pak rëndësi ka çka thonë ata, se s’kanë njohuri.
Kjo kategori mendojnë që ushtria është veç një forcë, kur e merr një pushkë edhe rri gatitu. Ai është elementi më i vogël, është shkencë, është studim”, tha Berisha.