Ismet Kryeziu, drejtori i KDI-së ka reaguar pas shumë përgjigmeve dhe skandaleve të Qeverisë Kurti, që po publikohen çdo ditë në mediat e Kosovës.
Sipas tij, opozitës, PDK, LDK, AAK, i ka “humbur udha në oborr”, duke ngre një paralele me atë se çfarë ka ndodhur me përgjigjet në Maqedoni, e që çuan në dorëheqjen e Gruevskit.
“Përgjimet për qeverinë Kurti, që po ekspozojnë korrupsion të nivelit të lartë politik, ndërhyrje në institucionet e pavarura, kontroll të mediave dhe linçim të tyre, po duket që po kalojnë pa lënë gjurmë te shoqëria jonë.
Opozita e fragmentuar jo vetëm që nuk po arrin të gjejë skandale, por as ato që po publikohen nga mediat nuk po i përdor si mundësi për t’i adresuar, për të krijuar një alternativë apo për të rritur ndjesinë qytetare ndaj këtyre skandaleve të keqqeverisjes. Përgjimet e njohura si ‘bomba’, që ekspozuan skandalet e qeverisë Gruevski në Maqedoni, çuan në protesta masive dhe në një krizë të thellë politike, duke e bërë të paalternativë dorëheqjen e qeverisë”, ka shkruar Kryeziu.