Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bogdanoviq: Frikësohem se do të ketë vrasje të reja politike në veri – nga tetori deri në shkurt do të ndodhin incidente

 
   

Politikani serb, Boban Bogdanoviq, ka folur për rrahjen e ish-liderit të Listës Serbe, Goran Rakiq, ku tha se kjo është bërë me urdhër të terroristit Millan Radoiçiq.

Bogdanoviq tha se ka pasur emër dhe mbiemër të njeriut që ka marrë pjesë në rrahjen e Rakiqit, teksa tha se në të ardhmen e afërt mund të ketë edhe vrasje të tjera politike në veri, siç ishte ajo e Oliver Ivanoviqit.

Ka pasur emër dhe mbiemër të njeriut që ka marrë pjesë në rrahjen e Rakiqit. Kjo është e padiskutueshme dhe ka lidhje me Millan Radoiçiqin”.

“Radoiçiqi është shumë keqbërës, por nuk është budalla. Qëllimshëm e ka bërë në Kosovë që të fajësohen shqiptarët dhe frikësohem që do të ketë edhe vrasje politike të reja”, tha ai në emision “Kosova Today”.

Më tej, Bogdanoviq paralajmëroi se në periudhën prej tetorit deri në shkurt në veri të vendit do të ndodhin incidente me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Jam i bindur se nga periudha prej tetorit deri në shkurt, me siguri që do të ndodhin incidente me urdhër të Vuçiqit dhe të ekzekutuesit Radoiçiq. Apeloj tek MPB-ja, në shërbimet e sigurisë që të tentojnë t’i parandalojnë incidentet e reja, që planifikohen në Beograd”, tha ai.