Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Mënyrat e shpejta si të përdorni mjaltin për flokë dhe lëkurë të butë

Një nga thesaret e natyrës është padyshim nektari që mbledhin bletët.

Një blete i duhet të vizitojë rreth 2 milion lule për të prodhuar vetëm 450 gr mjaltë.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Konsiderohet si ëmbëlsuesi më i mirë dhe më i shijshëm, ndaj përdoret gjerësisht në gatime.

Përtej shijes së mirë, mjalti është një burim vlerash, vitaminash dhe antioksidantësh.

Këto vlera janë të jashtëzakonshme si për organizmin ashtu edhe si kurë e mirë për pamjen e jashtme.

Ndaj në këtë artikull AgroWeb.org ju tregon pesë mënyra se si ta përdorni atë për flokë dhe lëkurë të butë.

Për fytyrën

Duke qenë një hidratues shumë i mirë, mjalti bën mrekulli në lëkurën delikate të fytyrës.

Shumë i përdorshëm në thuajse çdo produkt kozmetike të fytyrës apo trupit.

Funksionon si një trajtim ideal për pastrimin dhe mbylljen  e poreve të fytyrës.

Mjafton ta aplikoni atë në fytyrë dhe ta masazhoni me lëvizje rrethore për 20-30 minuta.

Pasi të jeni qetësuar dhe ta ndjeni fytyrën më të freskët e të çlodhur shpëlajeni me ujë të vakët.

Kundër të djegurave në lëkurë

Nëse aksidentalisht digjni ndonjë pjesë të trupit, mjalti do të jetë kura më e mirë për të shëruar lëkurën tuaj.

Kur mjalti aplikohet menjëherë në fytyrë bllokon radikalet e lira, duke ulur rrezikun e krijimit të shenjave që mbeten pas djegies.

Nëse digjeni lageni zonën me ujë të ftohtë për disa minuta dhe më pas aplikoni mjaltin.

Kjo do ta mbajë lëkurën tuaj sterile dhe të butë për një kohë të gjatë.

Kundër shenjave

Mjalti është një ndër mënyrat më natyrale dhe të shpejta për të zbardhur lëkurën dhe zhdukur shenjat.

Nëse aplikoni në mënyrë të vazhdueshme pak mjaltë tek zonat ku keni shenja qofshin këto të reja apo të vjetra.

Vetitë e tij antiinflamatore do ta rigjenerojnë lëkurën tuaj duke e bërë të ndihet si e re.

Kundër zbokthit

Nëse doni të qetësoni një herë e mirë skalpin e kokës tuaj dhe të shpëtoni nga zbokthi, përdorni mjaltë.

Lyeni rrënjët e flokëve me të dhe lëreni të veprojë për rreth tre orë, më pas lani kokën me shampo si zakonisht.

Ky trajtim ka efekte të mrekullueshme nëse e përsërisni të paktën një herë në javë.

Heq majat dyshe

Lyejini vazhdimisht majat e flokëve tuaja me pak mjaltë para se ti lani, sidomos nëse keni flokë shumë të thatë ose gjatë stinës së verës.

Kjo do t’i bëjë ato më të buta dhe do të eliminojë majat dyshe dhe do të ndalojë që flokët të këputen.

AgroWeb.org ju këshillon të përdorni gjithnjë mjaltë organik në mënyrë që rezultatet të jenë sa më të mira dhe të shpejta në organizëm dhe lëkurë./AgroWeb.org