Zyrtarja e LDK-së, Linda Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për nivelin e ulët të punësimit, i cili është evidentuar edhe në raportin e Bankës Botërore.
Krasniqi ka vlerësuar se niveli i ulët i punësimit në këtë mandat tregon nivelin e ulët të punës së Qeverisë Kurti.
Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka shkruar se “Rruga e re” është rruga që i duhet Kosovës.
“Sikurse niveli i ulet i punesimit , ashtu eshte edhe niveli i ulet i punes se kesaj Qeverie praktikantesh! Qeveri e cila nuk ka plan te zhvillimit , Qeveri shkaterruese e popullit te saje e plot propagande!!!! Rruga e Re eshte rruga e vetme e zhvillimit dhe ndryshimit per Kosoven qe e duam”, ka shkruar Krasniqi.