Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka prezantuar anëtarin më të ri të partisë.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka bërë të ditur se ekonimisti Taulant Blakaj i bashkohet AAK-së.
“Ekonomisti Taulant Blakaj, ka zgjedhur të nisë aktivitetin e tij politik në një moment delikat për vendin. Taulanti është i biri i Idriz Blakajt, atdhetarit dhe intelektualit të shquar nga Vrella, që sjell me vete jo vetëm trashëgiminë e një emri të respektuar, por edhe energjinë e re për të cilën Kosova ka nevojë”, ka thënë Berisha.
Ai ka shtuar se ekonomisti Blakaj do t’i forcojë radhët e AAK-së.
“I përkushtuar ndaj vlerave të djathta kombëtare, Taulanti do t’i forcojë radhët e Aleancës, në përpjekjet për një Kosovë të sigurtë dhe më të jetueshme për qytetarët”, është shprehur ai.