Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, pasi ky i fundit ia ka kontestuar punën si ministër.
Në një deklaratë për T7 ai ka thënë se është i gatshëm që të ballafaqohet me këdo.
“Ftesa është publike, është e sinqertë. Jam i gatshëm me u ballafaqu me të gjithë, besoj që është në interes të qytetarit meqë po shkojmë drejt zgjedhjeve nacionale, debatet televizive nëpër studio, për me pas mundësi qytetari me u informu nga dora e parë, edhe ata që janë njohës të sektorit. Kjo është një mundësi e mirë dhe një ofertë gjeneroze. D.m.th për krejt ish-ministrat vlen ajo ftesë e sinqertë.”, ka thënë ai.
Për sa i përket Hotit, Peci tha se e fton që të përballen në Rahovec dhe në fshatin nga e ka preardhjen Hoti, pra në Ratkoc.
“Për ish-kryeministrin Avdullah Hoti, nuk e ftoj në debat televiziv por e ftoj me u përball në Rahovec se kush e sa merr vota në Rahovecin e Ratkocin e Avdullah Hotit. Besoj që qytetarët e Rahovecit e dijnë ndryshimin, e kanë përjetu qeverisjen e Avdullah Hotit si kryeministër edhe Qeverinë Kurti 2 me ministër Faton Peci.”, deklaroi ministri.