Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mot i paqëndrueshëm këtë të shtunë, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Sipas MeteoAlb do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin Shqiptar; duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra; më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat e thella malore.

Orët e pasdites do të sjellin dobësim të ndjeshëm të shirave në pjesë më të madhe të vendit; por vranësirat e dendura do të mbeten prezent në pothuajse 80% të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 24°C. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës; do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta shiu, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në skajin Verior dhe verilindor të Kosovës;

Ndërkohë pjesa tjetër do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pa reshje. Përsa i përket, temperaturat e ajrit do të ulen sërish si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 20°C. Era do të fryjë e lehtë; por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor.

Maqedonia e Veriut

Territori i RMV, mbetet nën dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin vranësira të shumta gjatë orëve të paradites, duke gjeneruar reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore dhe Jugperëndimore të vendit. Po ashtu; orët e pasdites dhe mbrëmjes do

të mbeten në të gjithë republikën e MV nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe shirave të përkohshëm. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 22°C. Era do të fryjë mesatare paradite, por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor.

Europa

Do të mbetet me vranësira dhe rrebeshe shiu gadishulli i Ballkanit si edhe pjesërisht Europa Qendrore.

Po ashtu, stuhitë e erës dhe rrebeshet e shiut do të përfshijnë ishujt Britanikë si edhe rajonin e Balltikut, ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike paraqiten gadishulli Iberik, gadishulli Skandinav si edhe pjesa më e madhe e Europës Lindore ku moti i kthjellët do të jetë prezent përgjatë gjithë 24-orëshit.

/abcnews.al/