Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nga transparenca në heshtje: Si e pranojnë qytetarët rritjen e tarifave të energjisë?

 
   

Zyra e Rregullatorit të Energjisë gjatë periudhës 2021-2024, ka bërë përparime të dukshme në rritjen e transparencës në procesin e përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike në Kosovë.

Kështu thotë raporti i publikuar nga konzorciumi i organizatave të shoqërisë civile “CorrWatch” (GLPS, GAP dhe INDEP), me temë “Transparenca në përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë”.

Hulumtuesi i Institutit për Politika Zhvillimore, Naim Bujupi u shpreh se në përgjithësi Zyra e Rregullatorit ka qenë transparente gjatë procesit të përcaktimit tarifor të energjisë elektrike.

Por, problematike për vendosjen e tarifave në vitin 2021 nga ky raport del të jenë vonesat për vendosjen e tarifave në mungesë të anëtarëve të Bordit të ZRrE-zë.

Bujupi: Rregullatori ka qenë në përgjithësi ka qenë transparent

“Rregullatori ka qenë në përgjithësi transparent sepse më së pari ka bërë publike të gjitha ato rregulloret e saj që janë të nevojshme për përcaktimin tarifor dhe gjithashtu ka bërë publike edhe të gjitha dokumentet relevante që kanë të bëjë me procesin tarifor…Në vitin 2021 ne kemi vërejtur që Rregullatori ka bërë publike të gjitha dokumentet relevante është shumë e rëndësishme gjatë procesit tarifor që të bëhen publike aplikacionet e palëve që aplikojnë për tarifa. Në këtë kontekst Rregullatori i ka bërë publike aplikacionet e të licencuarve dhe gjithashtu ka hapur edhe afatet për diskutim publik dhe komente dhe kjo është shumë e rëndësishme për të përcaktuar transparencën”, tha ajo.

Bujupi tha se përgjatë vitin 2021 gjatë përcaktimit të tarifave të energjisë elektrike ka pas interesim nga palët e interesim për të dhënë komentet e tyre.

Bujupi: Në përcaktimin tarifor të vitit 2021 ka pas interesim të madh nga qytetarët

Veçori e përcaktimit tarifor në vitin 2021 kthimi I bllok tarifave dhe ne çka kemi vërejtur për hir të qytetarëve ka paraparë bllok tarifa ka paraparë deri në 800kë, mbi 800 kë kanë qenë dy tarifa të ndryshme çka kemi vërejtur deri në 800kë orë konsumatorët nuk janë prekur në çmime , kanë qenë sikurse vitet e kaluara, tarifat mbi 800kë konsum ka qenë 100% ngritje e tarifave. Arsyeja pse ka qenë kjo ka qenë për rritjen e efiçiencën e energjisë dhe përmes kësaj të ndikohen në vetë importet e energjisë elektrike. Veçori në vitin 2021 e shqyrtimit tarifor ka qenë edhe interesimi I madh I qytetarëve sepse qytetarët janë interesuar për procesin tarifor dhe ZRrE ka ofruar të gjitha komentet ”, tha ai.

Sa i takon përcaktimit të çmimeve të energjisë elektrike për vitin 2023 e veçantë ka qenë interesimi jo i madh për komente nga ana e qytetarëve, ndonëse ishte rritja më e madhe e çmimeve për energji elektrike.

Edhe përkundër kësaj, Naim Bujupi nga INDEP theksoi se ZRrE ka qenë transparente duke zbatuar planin e saj.

Bujupi:Në vitin 2023 përkundër rritjes për 15% të tarifës së energjisë nuk ka pas interesim për komente nga qytetarët

“ Në këtë vit përkundër që është rritur tarifa për 15% nuk kemi pas interesim të madh prej qytetarëve për të dhënë komentet, por sa i përket transparencës ZRrE e ka zbatuar atë planin e saj sikur në shqyrtimet tarifore në të kaluarën”, u shprehen nga INDEP.

Përkundër përmirësimeve në aspektin e transparencës, INDEP i rekomandon Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të ofroj më shumë informacione për konsumatorët sa i takon kostos shtesë në rritjen e tarifave.

Bujupi: ZRrE të bëjë më shumë që të informoj qytetarët për koston shtesë në rritjen e tarifave

ZRrE të bëjë më shumë që të informoj qytetarët për koston shtesë në rritjen e tarifave, transparenca ekziston, mirëpo të bëjë më shumë t’ua shpjegoj qytetarëve pikërisht ato kosto që ndikojnë në rritjen e tarifave ”, theksoi ai.

Hulumtimi i COrrËatch lidhur me transparencën për përcaktimin e tarifave të energjisë elektrike është mbështetur nga Ambasada Britanike në Kosovë dhe përfshirë periudhën 2021-2024.

Disa nga rekomandimet e dala nga ky hulumtim kanë të bëjnë me raportim më të rregullt dhe i detajuar nga ndërmarrjet energjetike, konsultime më gjithëpërfshirëse, e përfshirje aktive të konsumatorëve në çdo fazë të procesit.

Kosova viteve të fundit për shkak të krizës energjetike në botë ka ngritur tarifat e energjisë elektrike, vendime këto të cilat patën ngjallur pakënaqësi tek konsumatorët.