Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia: Ilir Meta nuk iu bind urdhrit, ka lëshuar fjalë fyese

Policia e Shtetit ka bërë se arrestimi i Ilir Metës është bërë me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO).

Sipas komunikatë policia ka marrë informacion dhe më pas ka konstatuar se në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës, shtetasi I.M po udhëtonte me një automjet në drejtim të Tiranës.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Policia ka bërë të ditur se Metës i është prezantuar vendimi i gjykatës, por që ish-presidenti ka refuzuar të zbresë nga vetura dhe ka fyer policinë.

“Në këtë moment është bërë ndalimi i automjetit dhe drejtuesi i grupit operacional i ka komunikuar shtetasit I.M, vendimin e gjykatës për masën e sigurisë “Arrest në burg” dhe i ka kërkuar të zbresë nga automjeti. Shtetasi I.M. ka reaguar në mënyrë refuzuese dhe kundërshtuese dhe ka lëshuar fjalë fyese në drejtim të përfaqësuesve të Policisë dhe Drejtësisë. Bazuar në procedurën e parashikuar nga Rregullorja, ai është nxjerrë nga automjeti dhe shoqëruar forcërisht. Policia e Shtetit nënvizon se përdorimi i forcës për shoqërimin e subjektit u imponua nga kundërshtimi me forcë prej tij, për zbatimin e vendimit të gjykatës që iu komunikua nga punonjësit e Policisë”, thuhet në komunikatë./teve1.info/

Meta u arrestua të hënën me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK), ndërsa po kthehej nga Kosova.

Ilir Meta dërgohet në Bllokun e Sigurisë, pasi u ndal në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Tags: