Në Shqipëri ka nisuri diskutimi për formën dhe mënyrën e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta nga Policia e Shtetit me urdhër të gjykatës.
Meta u arrestua në rrugë teksa po lëvizte me veturën e tij në vendin e quajtur ‘Kthesa e Kamzës’, në zonën e Laprakës.
Analisti nga Shqipëria, Aleksander Çipa, ka thënë se policia proceduralisht ka vepruar drejtë duke zbatuar vendimin e gjykatës, por ka thënë se ai është arrestuar si të ishte një gangster.
“Në planin moral dhe atë të imazhit dhe funksionimit të drejtësisë në marrëdhënie me personat publik do të duhej të shmangej ky rast i cili shembëllen me rastet e arrestimit të gangsterëve apo personave që kanë një imazh të ulët në publik. Ky është një diskutim që ka nisur në publik, forma dhe mënyra e sjelljes”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Meta u arrestuar të hënën në mesditë nën dyshimin për së paku tri vepra që kanë të bëjnë me korrupsion.
Policia e Shtetit ka thënë se Meta ka refuzuar të dal nga vetura pas prezantimit të urdhrit për arrest dhe se ka fyerë policët dhe më pas është nxjerrë me forcë.
Ilir Meta dërgohet në Bllokun e Sigurisë, pasi u ndal në Drejtorinë e Policisë së Tiranës