Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Geci për Shukri Bujën: Më tha se ka pasur pasoja që na mbrojti

 
   

Fadil Geci tha se ka folur me Shukri Bujën lidhur me komunikatën e 59-të dhe një gjë të tillë, sipas tij, e kishte bërë gjatë mandatit të tij në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Gecit, Shukri Buja i kishte thënë atij se hartuesve të kësaj komunikate ai u ka thënë që mos ta bëjnë një gjë të tillë, por që nuk e kanë dëgjuar, e që ka pasur pasojë që i ka mbrojtur vëllezërit Geci, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Në mandatin e parë të deputetit, unë edhe ai. I kam thanë do fjalë Ramë Bujës ‘ik thash se s’je kurgjo se je kanë aty e nuk ke folë për neve që na ke njoftë mirë’. Më ka marrë përdore dhe më ka shti në sallën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ka qenë nënkryetar i Parlamentit, tha kam me të thanë diçka. Tha ‘iu kam folë, ju kam thanë mani se po gaboni edhe nuk me kanë ngu. Keni pas pasoja ju, po kom pas pasoja edhe unë që ju kam mbrojtë juve’, ai e din. Ma ka thanë mua këtë drejtpërdrejt”, tha dëshmitari.

Kjo bisedë, Geci para gjykatës tha se kishte ndodhur rreth vitit 2002.

Më pas, dëshmitarit iu prezantua edhe një komunikatë që përmbante numrin 80-të, e cila fliste për disa persona që  personifikoheshin si vëllezërit Lutani, që ishin pjesëtarë të Shërbimit Sekret serb.

Dëshmitari tha se kishte dëgjuar për gjëra të tilla, por që komunikatën nuk e kishte parë më herët.

Përpara kësaj, dëshmitarit Geci iu prezantua deklaratë e Rexhep Selimit në një televizion të Kosovës, ku kishte thënë se pajtohet me faktin që një person dashakeq e ka shkruar komunikatën 59-të dhe që ai është Hashim Thaçi.

Video së bashku me transkriptin u pranuan në prova materiale. Ndërsa, lidhur me këtë, dëshmitari tha se Rexhep Selimi e ka thënë një të vërtetë, gjë të cilën nuk ia harron.

Me kaq përfundoi seanca e sotme e që edhe ajo e nesërme do të vazhdojë sërish me dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit Fadil Geci.