Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kritikat për “prishjen” e raporteve me SHBA-të, Kryeziu-Hyseni: O’Brien sot e tha të kundërten!

 
   

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziu-Hyseni, ka komentuar deklaratat e Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, të dhëna në një intervistë ekskluzive në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Kryeziu tha se përmes deklaratave të tij, O’Brien ka ofruar përkrahje dhe mbështetje për qeverinë dhe kryeministrin aktual që e ka Republika e Kosovës.

Ndërkaq për kritikat e vazhdueshme që janë drejtuar tek Qeveria e Kosovës për raportet me SHBA-të, Kryeziu-Hyseni theksoi se sot O’Brien me deklarimet e tij e tha të kundërten.

“Jemi larg kritikave që vazhdimisht mundohen ta ndërtojnë një hapësirë në mes të qeverisë aktuale dhe SHBA-ve. Unë mendoj se O’Brien e tha sot krejtësisht të kundërten”, tha Kryeziu-Hyseni.