Deputeti i “Guxo”, Haxhi Avdyli ka kujtuar kohën para 4 vitesh kur thoshte jo themelimit të asociacionit e poashtu kërkonte të vinte në krye të shtetit një lider që mund t’i thoshte jo kërkesave të Serbisë e poashtu jo edhe ndonjë kërkese të bërë nga ndonjë mik ndërkombëtarë e që bien ndesh me politika e Kosovës.
“Dhe jam krenar që sot tashmë ka lider që dinë dhe munden të thonë JO kërkesave shtet-zhbërëse”, shkruan ai.
Shkrimi i plotë:
Si sot, para 4 viteve, dmth në vitin 2020, derisa atëbotë isha akoma deputet i LDK-së, e kur kryeministër ishte Avdullah Hoti, FCB ma përkujton që paskam kërkuar që asesi të mos implementohet projekti i Asociacionit të komunave Serbe , e as të mos dërgohet në gjykatë kushtetuese.
Poashtu qenkam lutur që të vie një lider që mundet të thotë JO, jo vetëm ndaj kërkesave Serbe por të thotë JO edhe ndaj kërkesave që mund të bën ndonje mik i yni ndërkombëtar e që bien ndesh me interesat tona nacionale.
Nëse kjo ka vlejtur në vitin 2020 kjo po realizohet tani në vitin 2024…
Dhe jam krenar që sot tashmë ka lider që dinë dhe munden të thonë JO kërkesave shtetzhbërese.