Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përplasje të forta në mes të Limajt dhe Spahiut

 
   

Një debat i fortë ka ndodhur mes analistit politik Nexhmedin Spahiut dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt.

Limaj ka thënë se Kurti ia ka vështirësuar punën vetes me çështjen e statutit të Asociacionit.

“Shkarkimi i atij delegacioni, mospërgatitja e një drafti tonë ne vetë janë gabime që janë bërë sepse tani ky asociacion i cili është sjellë është i rëndë”, tha Limaj, i cili ka shtuar se kjo është autonomi politike, ndërsa ka pyetur se “çfarë po merr Kosova në këmbim”?

Megjithatë, ka qenë analisti politik Nexhmedin Spahiu, i cili ka thënë se Kosova në këmbim po e merr njohjen.

“Ku asht?”, e pyeti Limaj.

“Në heshtje”, ia ktheu Spahiu.

Porse i bindur, Limaj ka thënë se Kosova nuk ka njohje, ndërsa Spahiu ka theksuar se hapja e misioneve të përhershme diplomatike të Serbisë në Prishtinë edhe të Kosovës në Beograd nënkupton njohje.

Tutje, Limaj ka thënë se Kosova nuk do të ketë mision të përhershëm diplomatik sipas marrëveshjes, porse ai është kundërshtuar nga Spahiu, i cili ka thënë se as Serbia nuk do të ketë asociacion.