Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Ngrënia e thonjve, vesi i keq që nxit infeksionet

Çdo njeri në këtë planet e ka nga një ves apo zakon të keq, e këtu nuk po flasim për probleme si bixhozi apo duhanpirja.

Në veset e këqija përfshihen edhe sjellje të caktuara kundrejt trupit ose zonave të caktuara të tij.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Bëhet fjalë për  shkuljen e kutikulave të thonjve, ngacmimin e lëkurës së buzëve, ngacmimin e puçrave,  plagëve në lëkurë apo ngrënien e thonjve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 30% e njerëzve në botë i hanë thonjtë, madje edhe pa vetëdije.

Kjo gjë dëmton lëkurën dhe thonjtë por shkakton dëmtime edhe tek dhëmbët dhe mund të nxisë infeksionet.

Mbajini thonjtë e shkurtër ose përdorni produkte speciale që tu japë thonjve një shije të hidhur.

Ngrënia e thonjve, vesi i keq që nxit infeksionet

Studimet thonë se ngrënia e thonjve është më e përhapur tek fëmijët por jo ekskluzivitet i kësaj grupmoshe.

Në mesin e të rriturve, ky ves shfaqet në të tridhjetat.

Pavarësisht moshës, arsyet e mëposhtme janë të vlefshme dhe duhet t’iu nxisin që ta lini këtë ves sa më parë.

Bashkë me thonjtë vijnë bakteret

Njerëzit që kafshojnë ose hanë thonjtë janë më të prirur të vuajnë nga infeksionet në stomak apo e ftohura.

Arsyeja është e thjeshtë: thonjtë mbledhin qindra mijëra baktere, nga më të këqijat, të cilat më pas transferohen direkt në gojë, duke rritur rrezikun e infeksioneve apo sëmundjeve nga më të ndryshmet.

Në kohët aktuale, ngrënia e thonjve është më e rrezikshme se kurrë.

Infeksionet në lëkurë

Shkulja e kutikulave apo kafshimi i thonjvve mund të shkaktojë infeksione nga më të rrezikshmet në lëkurë.