Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Prisni dhe shikoni…”/ Çfarë po paralajmëron Spartak Ngjela për Kosovën dhe Shqipërinë pas “ikjes” së Ilir Metës?

 
   

Avokati Spartak Negjela ka shfaqur një optimizëm për forcimin e pozicionit të Shqipërisë dhe Kosovës në skenën ndërkombëtare, të cilat reflektojnë një përkushtim të fortë ndaj integrimit në NATO-n.

Ai ka theksuar rëndësinë e qëndresës ndaj presioneve të jashtme, veçanërisht nga Rusia, duke shprehur besim se koha do të sjellë përparim për shqiptarët.

Postimi i plotë:

Meta iku, dhe presioni i Rusisë ndaj Shqipërisë do të vijojë më kot.

Politika ruse e do Shqipërinë që të dalë nga NATO.

Asgjë nuk do të bëjnë dot.

Koha e anti-shqiptarisë ka marrë fund. Dhe antishqiptarët do ta gjejnë vendin po të vijojnë rrugën e tyre, kurse Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete shqiptare të angazhuar me NATO -n.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, kurse dihet botërisht që Kosovën NATO e ka çliruar si shtetin e dytë shqiptar në Gadushullin Ilirik.

Dhe koha do të ecë po kështu, në favor të shqiptarisë. Askush nuk e ndalon dot ecjen e saj drejt bashkimit gjithë shqiptar në Gadishullin Ilirik.

Prisni dhe shikoni…