Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grupi kurd merr përgjegjësinë për sulmin ndaj firmës turke të mbrojtjes

Një grup militant kurd e ka marrë përgjegjësinë të premten për një sulm ndaj selisë së një kompanie të rëndësishme të mbrojtjes në Ankara, ku u vranë së paku pesë njerëz.

Në një komunikatë, krahu ushtarak i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, tha se sulmi i 23 tetorit ndaj kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë, TUSAS, u krye nga dy anëtarë të saj, si përgjigje ndaj “masakrave” të Turqisë dhe veprimeve të tjera të saj në rajonet kurde.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Një burrë dhe një grua iu sulën selisë së TUSAS-it në periferi të Ankarasë, duke hedhur mjete shpërthyese dhe duke shtënë me armë. Katër punonjës të TUSAS u vranë atje. Sulmuesit kishin mbërritur në vendin e ngjarjes me një taksi, pasi e kishin vrarë shoferin e tij.

Gjatë të shtënave me forcat e sigurisë u vranë edhe dy sulmuesit, ndërsa u plagosën më shumë se 20 njerëz të tjerë.

Turqia e fajësoi PKK-së për këtë sulm dhe menjëherë filloi t’i bombardojë objektet dhe lokacionet që dyshohet se përdoren nga grupi militant në veri të Irakut, apo nga bashkëpunëtorët e tij në veri të Sirisë.

PKK-ja cilësohet grup terrorist nga Turqia dhe nga aleatët e vet perëndimorë./REL