Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të hënën pas sulmeve hakmarrëse të Izraelit ndaj Iranit, sipas misionit të Izraelit në OKB.
Irani ka kërkuar këtë mbledhje, duke pretenduar se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar me sulmet e drejtpërdrejta ndaj tij herët të shtunën.
Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit, misioni i përhershëm i Iranit në OKB theksoi se veprimet e Izraelit “përbëjnë një shkelje të rëndë të sovranitetit dhe integritetit territorial” të Iranit dhe janë “një shkelje e flagrant e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara”.
Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, e cilësoi kërkesën e Iranit si “një përpjekje tjetër për të na dëmtuar, këtë herë në arenën politike”, duke u zotuar se do të “mbronte të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur.”
Pretendimin se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar Danon e quajti“të çuditshëm”, raporton CNN.