Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Driton Tali për kritikët: Nuk po i kuptoj këta pinjollët titistë tanë!?

 
   

Analisti Driton Tali ka reaguar ashpër ndaj atyre që në njëfarë mënyre po ju japin pompozitet deklaratave të Daçiqit dhe Vuçiqit.

“Mezi presin që Vuçka me Daçiçin me ba nji potez “të mirë” e këta pastaj me fry deri në maksimum”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Nuk po i kuptoj këta pinjollët titistë tanë!?

Vërtet, sa ishte Jugosllavia e Titos ata ishin të privilegjuar. Ishin aristokracia jonë (Borgjezia e Kuqe).

Erdhi Slloba (bashkë me Sheshelin & Co) dhe ju shaktërroi jetën më së shumti atyre. Ju mori privilegjet dhe i barazoj me neve vegjëlinë.

Tashti, në vend se ata me urrejtë më së shumti këtë kastë udhëheqëse të Serbisë – Vuçkën (Gebelsin e Sllobës) dhe Daçiçin (Sllobën e vogël – sepse ju shkatërroi ardhmërinë, këta janë bërë avokatët më të mëdhenj të tyre.

Mezi presin që Vuçka me Daçiçin me ba nji potez “të mirë” e këta pastaj me fry deri në maksimum.