Si parti e re, zgjerimin po e synon anë e kënd Kosovës.
Në këtë frymë, Partia GUXO këtë fundjavë mblodhi strukturat e saja në krijimin e deges së 18 në Komunën e Suharekës, krejt kjo si përgatitje për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Kreu i partisë që është në koalicion me Vetëvendosje, Faton Peci, shtoi për Klan Kosova se do të jenë të hapur për emra të rinj në listën për deputetë aq sa edhe për të vjetrit që kontribuuan këto 4 vjet. Si ministër i Bujqësisë Peci ka sfiduar edhe paraardhësit e tij në këtë post, për të debatuar për punët në këtë dikaster, por ende s’ka marrë përgjigje.
Edhe përgjimet e partnerëve të koalicionit që u publikuan rishtazi njëri nga dy kryetarët e GUXO, i sheh me dyshime ashtu sikur pretendimet për votat e zgjedhjes së Vjosa Osmanit president, me të cilën pohon se ka raporte të mira.
Peci mori garanci nga VV-ja se pas zgjedhjeve të ardhshme, që subjekti i tij të marrë hise sa në legjislativ po aq edhe në ekzekutiv.