Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Dërgohet në mbajtje për 48 orë i dyshuari për therjen fatale të vëllait në Prishtinë

 
   

Policia ka dhënë detaje në lidhje me rastin e mbrëmshëm, ku Gent Myftari dyshohet se ka therur për vdekjen vëllanë e tij, Auron Myftarit.

Në raport bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, njofton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me mjet të mprehtë-thikë kishte goditur disa herë viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, njësia e Urgjencës ka bërë konstatimin e vdekjes së viktimës si dhe të dyshuarit i është dhënë tretman mjekësor pasi kishte lëndime trupore”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe prokurori kujdestar dhe njësia e IML-së. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Vërejtje:

Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.