Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit nis mes batutave dhe interesimit të madh mediatik

 
   

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës filloi sot nën një interes të madh të mediave dhe me një shkëmbim batutash.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, me humor, iu drejtua kryeparlamentarit Glauk Konjufca me fjalët: “Edhe mediat po çuditen që jeni mbledh, kanë prit me dështu.”

Ndërkaq, Konjufca u kundërpërgjigj, duke thënë se “Abelardi e di qysh funksionon Kuvendi pa mazhorancë. E kanë pasë një herë kështu”.

Në rendin e ditës do të jenë një varg pikash që do të diskutohen, përfshirë këtu edhe seanca plenare e cila ishte paraparë të mbahej më 24 maj, por që ishte shtyrë.

Po ashtu, aty do të diskutohet edhe për seancat e Jashtëzakonshme të datës 11, 14, 16 dhe 24 tetor, e gjithashtu do të diskutohet edhe për mbajtjen e seancës së radhës plenare.