Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I shpërthen tritoli që po i vendoste një makine, vdes 24-vjeçari

Një 24-vjeçar ka ndërruar jetë pasi i ka shpërthyer tritoli që po i vendoste një automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të qytetarit me iniciale R.Ç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm në lagjen Shënkoll të Elbasanit.

“Rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton policia.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al/