Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Selmanaj: Kurti dhe mendësia e tij duhet t’i takojë së shkuarës

 
   

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se Albin Kurti nuk i duhet Kosovës dhe shpreson që Qeveria Kurti do t’i takojë së shkuarës.

”Shpresojë shumë që Kurti dhe mendësia e Kurtit duhet t’i takojë së shkuarës, nuk i duhet këtij vendi nuk i duhet Kosovës nuk i duhet të ardhmes, kur s’do tia dëshiroja  as Kurtin as një model si Kurti”, tha Selmanaj.

Ai tutje ka shtuar se me përfundimin e mandatit të Qeverisë Kurti përfundon tranzicioni eksperimental politik në Kosovë.

”Historia politike kur të fillojmë të analizojmë dhe e shohim që ardhja e VV-së në pushtet ka qenë hap i nevojshëm për zhvillimin e demokracisë në Kosovës, njerëzit është dashtë me provu secilin, jam i bindur që me këtë qeveri përfundon tranzicioni eksperimental në Kosovë”, tha Selmanaj.