Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat nga përmbytjet në Spanjë dhe tha se “mendimet tona janë me qeverinë spanjolle dhe popullin e Spanjës ndërsa përballen me përmbytjet vdekjeprurëse dhe shkatërruese”.
“Kosova u dërgon ngushëllime familjeve të viktimave të shumta dhe solidarizohet me komunitetet e prekura, si dhe me reaguesit e emergjencës në përpjekjet e tyre të palodhura për të ndihmuar”, ka shkruar Kurti në X.
Të paktën 51 persona dihet se kanë vdekur pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje në Spanjën juglindore, thanë autoritetet atje.
Spanja është goditur keq nga shirat e dendur dhe stuhitë, duke shkaktuar përmbytje në shumë rajone.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u ka bërë thirrje qytetarëve spanjollë të jenë të kujdesshëm.
Banorët e rajoneve duke përfshirë Valencia, Andaluzia dhe Katalonia duhet të marrin masa paraprake.
“Mundohuni të mos vozitni ose të jeni pranë urave|, thotë ai, duke u kërkuar njerëzve që të mos rrezikojnë jetën e tyre.