Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se kryeministri Albin Kurti është “ai që po jep premtime boshe të cilat nuk i realizon as për katër vjet”.
Reagimi i Mustafës vjen pak pas mbledhjes së ekzekutivit ku Kurti tha opozita po jep premtime boshe sipas tij si kundër-vlerë e vendimeve që kryeministri i quajti të mira.
Premtimet e opozitës për rritje të pagave, Kurti i quajti “emisione humoristike”.
Mustafa: Kurti është ai që jep premtime boshe
“Ajo që është dëshmuar në këto katër vitet e fundit, në gjithë karrierën e tij politike, është se Kurti është ai që jep premtime boshe e të cilat nuk i realizon as për katër vite ku ka një pushtet absolut me 51 për qind”, ka thënë Mustafa.
Mustafa tha se “LDK ka vizion, lidership, ekip dhe një program për një vizion të qartë dhe konkret për Republikën e Kosovës”.
Mustafa: LDK ka program do të vërehet qysh në javën e parë që marrim udhëheqjen e qeverisë
“Sa i përket LDK-së, ne kemi vizionin, lidershipin, ekip dhe një program për një vizion të qartë dhe konkretë për Republikën e Kosovës. Vendosmëria jonë për të realizuar dhe ekzekutuar këtë program do të vërehet qysh në javën e parë që ne marrim udhëheqjen e qeverisë”, ka shtuar ai.