Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Jam prind vetushqyes për një fëmijë me nevoja të veçanta” – Vajza e Ukshin Hotit apel institucioneve për punësim

 
   

Erleta Hoti, vajza e veprimtarit të njohur Ukshin Hoti, ka bërë një apel publik nëpërmjet një statusi në Facebook drejtuar institucioneve qeveritare dhe komunale të Prishtinës.

Ajo ka kërkuar ndihmë për punësim, duke theksuar se pavarësisht aplikimeve të shumta në pozita të ndryshme, deri më tani nuk ka arritur sukses.

Erleta thekson se, përveç kualifikimeve të saj profesionale, ajo gëzon të drejtën ligjore për përparësi në punësim si fëmijë i një personi të cenuar nga lufta, një e drejtë të cilën e shfrytëzon vetëm kur është në nevojë ekstreme.

Ajo po ashtu ka potencuar se është prind vetushqyes dhe kujdeset për fëmijën e saj me nevoja të veçanta.

Reagimi i plotë, pa ndërhyrje:

Të nderuara institucione qeveritare dhe komunale të Prishtinës,

Qe sa kohë kam konkuruar për një vend pune tek pozitat e ndryshme që i posedoni, por deri më tash me asnjë sukses.

Poashtu, përveç kualifikimeve adekuate e gëzoj të drejtën ligjore, ku kanë përparësi fëmijet me prind të cënuar nga lufta.

Të drejtë që rrallë e shfrytëzoj, veçse në rastet kur jam e papunë dhe nuk posedoj të drejta bazike për mbijetesë si prind vetushqyes për fëmiun tim, që është me nevoja të veçanta.

Me respekt dhe shpresë që ndonjë institucion publik të mi hapë dyert,

Erleta Ukshin Hoti.