Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Gërvalla në Kanada takon ministrin për Evropë të Francës

 
   

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka takuar ministrin për Evropë të Francës, Benjamin Haddad, në margjinat e Konferencës Ministeriale për Dimensionin Njerëzor të Formulës së Paqes për Ukrainën në Montreal, Kanada.

Mbështetja e Francës për Kosovën në rrugën e anëtarësimit euro-atlantik, përkushtimi i përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon dhe Evropë, si dhe rritja e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve ishin temat kryesore të diskutimit.

Gërvalla kërkoi mbështetje të vazhdueshme të Francës për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke theksuar se integrimi në strukturat euro-atlantike është një proces i natyrshëm që pasqyron orientimin strategjik të vendi tonë dhe aspiratat e qytetarëve të saj.

Në takim u diskutua edhe mbi bashkëpunimin në ekonomi, kulturë dhe arsim, duke rikonfirmuar angazhimin e Kosovës për të forcuar lidhjet me Francën dhe kontribuar në paqen e stabilitetin në rajon dhe Evropë.