Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti nga Zvicra tregon marrëdhëniet e mira me Kosovën: Lidhjet tona po forcohen

 
   

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtipo vazhdon vizitën e tij në Zvicër. Ai ka takuar Këshilltarin Federal të Zvicrës dhe Kryesuesin e Departamentit për Çështje Ekonomike, të Arsimit dhe Hulumtimit, Guy Parmelin.

Kurti thekson se me Zvicrën kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme, të cilat po forcohen në bashkëpunimin ekonomik dhe tregar.

Kurti shkruan në facebook se Zvicra është investitori i dytë më i madh në vendin tone.

Postimi i plotë:

Dy takime bilaterale në ditën e dytë të qëndrimit në Zvicër. Me Këshilltarin Federal të Zvicrës dhe Kryesuesin e Departamentit për Çështje Ekonomike, të Arsimit dhe Hulumtimit, Guy Parmelin ishim takuar së fundmi në Davos. Kurse Kryetari i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer ishte për vizitë në Prishtinë gjatë verës. Nga të dy u mirëpritëm në Bernë dhe patëm shkëmbime e diskutime shumë të mira e të frytshme. Takuam edhe deputetët Cedric Ëermuth dhe Islam Aliaj që si miq tanë që janë, janë pjesë e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër.

Me Zvicrën kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme. Lidhjet tona po forcohen e krahas tyre bashkëpunimi ynë ekonomik dhe tregtar po shtohet çdo vit. Niveli i përgjithshëm i investimeve të huaja direkte nga Zvicra në Kosovë në katër vitet e fundit është rritur për rreth 170%. Zvicra është investitori i dytë më i madh në vendin tonë. Ndërkaq me eksportet tona gjithmonë e në rritje, ajo tashmë është destinacioni i pestë më i madh për mallrat e Kosovës. Me Marrëveshjen për Tregti të Lirë me vendet anëtare të EFTA-s, ku bën pjesë edhe Zvicra, e në të cilën përveç marrëveshjes për tregti të mallrave jemi dakorduar edhe për tregti të shërbimeve, do të mund të rrisim shkëmbimet dhe të krijojmë edhe më shumë mundësi të reja për prodhuesit tanë dhe partneritetin edhe më të fortë ekonomik e tregtar me Zvicrën.