Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Matoshi: Politika e Kosovës nuk ka asnjë arsye për rreshtim për zgjedhjet në SHBA

 
   

Analisti politik, Halil Matoshi, thotë se politika kosovare nuk ka asnjë arsye që të rreshtohet pro apo kundër ndonjë kampi politik, sa i përket zgjedhjeve presidenciale në SHBA që mbahen me 6 nëntor.

‘’Politika kosovare nuk ka asnjë arsye për rreshtim’’, thotë ai.

Matoshi, potencon se nga viti 1986, politika amerikane për Kosovën ka qenë politikë mbi partiake.

‘’Ngase që nga viti 1986 kur është votuar Rezoluta e parë në Kongresin amerikan, e që dënonte shkeljen brutale të te drejtave të njeriut në Kosovë nga shteti jugosllav, politika amerikane karshi Kosovës është bi-partite’’, shprehet ai.

Matoshi, thekson se demokratë e republikanë në SHBA ishin unik për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

‘’Pra a republikanë e demokratë ishin unikë për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës’’, tha ai.