Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajqinovci i reagon Haradinajt: Simptomat e mos kalimit të pragut

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj akuzave të Ramush Haradinajt, i cili e quajti kryeministrin Albin Kurti “shef i korrupsionit.”

Bajqinovci e cilësoi këtë deklaratë si një shprehje të nervozizmit politik, duke thënë se “këto janë simptomat e mos kalimit të pragut” dhe se Haradinaj po e shfaq një “çeshme që nuk pikë më.”

Në komentet e tij, Bajqinovci theksoi se akuzat e Haradinajt nuk kanë bazë dhe janë të motivuara nga frika e humbjes së mbështetjes politike.