Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zelensky: Ukraina u godit me mbi 900 bomba brenda një jave

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve të huaj për më shumë ndihmë për të forcuar mbrojtjen ajrore, pas një jave që, sipas tij, shteti është përballur me mbi 900 bombardime.

“Mbrëmë, Rusia e ka terrorizuar Ukrainën me mbi 50 sulme me dronë, dhe përgjatë javës ka nisur më shumë se 900 bomba, rreth 30 raketa dhe dronë kamikazë nëpër rajone të ndryshme të Ukrainës”, ka thënë ai.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Sipas Zelenskyt, “infrastruktura civile dhe kritike” është shënjestruar më së shumti.

“Të gjitha këto sulme do të ishin të pamundshme nëse do të kishim mbështetje të mjaftueshme nga bota në disa aspekte: kapacitete me rreze të gjata për sigurinë tonë, sanksione realisht efektive për t’i pamundësuar Rusisë importin e materialeve kyçe për dronë dhe prodhim raketash, dhe vendime politike që mund të dëmtojnë vullnetin e Rusisë për të vazhduar këtë luftë”, ka thënë Zelensky.

Ai ka thënë se “Ukraina meriton sigurinë e njëjtë me atë të partnerëve tanë në botën e lirë”, dhe ka publikuar në platformën X – të njohur më parë si Twitter – disa pamje të shkatërrimit në pjesë të ndryshme të Ukrainës./rel