Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Eurodeputeti holandez “i tmerruar” me Serbinë, reagon gazetari i medias gjermane – jep një mesazh të fortë!

 
   

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, së fundi deklaroi se ka ardhur koha që Serbia të vendos mes Brukselit apo Moskës. Ai paralajmëron një qasje më të ashpër nga evropianët nëse Serbia vazhdon të luaj me disa karta në politikën e jashtme.

Madje ai u shpreh i revoltuar me krerët shtetëror serb, të cilët ruajnë raporte te ngushta me Moskën dhe Pekinin.

“Jam i tmerruar kur shoh vizitat e krerëve të lartë shtetëror serb në Moskë duke u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin. Për mendimin tim e ardhmja e Serbisë është në Bashkimin Evropian, por në periudhën e fundit shoh mesazhe të përziera nga ta. Kur janë në Bruksel na thonë se jemi partner me ju, por në anën tjetër thonë gjithashtu se janë miq të mirë me Kinën e Rusinë. Besoj se tani ka ardhur koha që Serbia të vendos se në cilën anë është”, shprehet Reuten.

E ndaj këtij paralajmëri të Reuten, ka reaguar gazetari i medias gjermane, Bahri Cani.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se këtë që e deklaroi eurodeputeti holandez, duhet ta kishin thënë edhe Bideni, Ursula von der Leyen, Olaf Scholz, Macroni dhe shumë të tjerë.

Në këtë rast, Cani e mbështeti deklartën e Reuten, të cilën e cilësoi shumë me vend.

Shkrimi i plotë

Reuten i tmerruar me politikën serbe – mjaft më!

“Këtë që thotë Reuten duhet ta thonë edhe Bideni, Ursula von der Leyen, Olaf Scholz, Macroni dhe të tjerët”, sepse kjo loja e Vuçiqit me Perëndimin dhe Rusinë vërtet është e papranueshme. Nga evropianët merr ndihma e investime dhe shet parulla, e me Rusinë luan vëllaun e vogël, besnik përgjithmonë, duke kundërshtuar politikën perëndimore. Ndaj kjo deklaratë e eurodeputetit holandez Thijs Reuten, është shumë me vend.

Ai ka shfaqur qartë pakënaqësinë e tij ndaj politikës së jashtme të Serbisë, duke e kritikuar ashpër për raportet e ngushta me Moskën dhe Pekinin!

Ai paralajmëron një qasje më të ashpër nga BE nëse Serbia vazhdon të “luajë me dy karta” – partner i Bashkimit Evropian, por në miqësi të fortë me Rusinë dhe Kinën.

“Jam i tmerruar kur shoh krerët serbë në Moskë me Putinin,” shprehet Reuten.