Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministria e Drejtësisë njofton uljen e tarifave të shërbimeve noteriale e të përmbaruesve privatë

 
   

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se gjatë tri viteve të fundit ka krijuar lehtësira për qytetarë dhe biznese.

Duke ulur tarifat e shërbimeve ligjore.

MD-ja ka theksuar uljen për 40 % të tarifave të përmbaruesve privatë, uljen për 25 % të tarifave të shërbimeve noteriale dhe heqjen nga përmbarimi të disa pagesave për kategori të caktuara.

“Këto ndryshime bëhen për të siguruar që drejtësia të jetë më e përballueshme dhe e qasshme për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.