Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sondazhet tregojnë për një garë të ngushtë mes trump dhe harris

Të gjitha masat e sigurisë janë ndërmarr për ditën e 5 nëntorit.

Në Uashington kështu po përgatiten për zgjedhjet presidenciale të së martës në të cilat amerikanët do të zgjedhin midis republikanit Donald Trump dhe demokrates Kamala Harris.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Sipas sondazheve ekziston një garë shumë e ngushtë midis këtyre dy kandidatëve.

Me vetëm pak orë të mbetura të fushatës zgjedhore, Trump dhe Harris iu drejtuan për herë të fundit elektoratit të tyre.

Nga Pensilvania, Trump u tha mbështetësve se ai duhet të kishte qëndruar në Shtëpinë e Bardhë , pavarësisht humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020.

“Kemi punuar 9 vite. Bëmë një punë shumë të mirë. Ne patëm kufirin më të sigurt në historinë e vendit tonë ditën që u largova”, tha ish-presidenti

E Harris në mitingun e saj të fundit në Michigan, u zotua të bënte gjithçka që është në dorën e saj për t’i dhënë fund luftës në Gaza .

Ajo tha se synon të kthejë një faqe të re të një politike të cilën ajo e quajti të nxitur nga frika e ndarja.

“Ne kemi mbaruar me këtë dhe jemi të rraskapitur me të. Ne do të fitojmë”, u shpreh Harris.

Statistikat deri më tani flasin për një garë të ngushtë mes Trumpit dhe Harris.

Kur rezultati i zgjedhjeve amerikane është i ngushtë, sidomos nëse kontestohet në gjykatë, shpallja e fituesit mund të zgjasë me javë, ose më gjatë.

Presidenti i zgjedhur do të inaugurohet të hënën më 20 janar 2025, në ambientet e kompleksit Kapitol – inaugurimi i 60-të presidencial në historinë e SHBA-së.