Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Qeveria greke: Rruga e Shqipërisë në BE kalon nga Athina

“Epiri i Veriut” është një term i vdekur dhe ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të njerëzve që përpiqen ta ngjallin”.

Kjo deklaratë e Kryeministrit Edi Rama të dielën në takimin me emigrantët shqiptarë në Selanik duket se ka shqetësuar Athinën zyrtare. Zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis në një konferencë për shtyp këtë të hënë tha se Vorio Epiri mundet të mos ekzistojë, por ekziston minoriteti grek në Shqipëri, të drejtat e të cilit, ai nënvizoi se Athina i konsideron si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Mundet që për zotin Rama të mos ekzistojë Vorio Epiri, por besoj se është diçka e sigurt që ekziston, minoriteti grek që jeton në Shqipëri dhe të drejtat e tij. Respektimi i këtyre të drejtave dhe në përgjithësi respektimi i minoritetit kombëtar grek është një kusht thelbësor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ashtu siç e theksuan njëzëri 27 vendet e BE në mbledhjen e ministrave të jashtëm. Me pak fjalë, rruga e Shqipërisë për në Evropë kalon nga Athina, kalon nga Greqia dhe ka një parakusht të cilin askush nuk mund ta anashkalojë që është respektimi i minoritetit kombëtar grek në Shqipëri”, Pavlos Marinakis – zëdhënës i Qeverisë së Greqisë.

Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe deputetët e mazhorancës dhe ata të opozitës greke duke i cilësuar provokime qëndrimet e Ramës në Selanik./tvklan/