Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Selimi: Shumica shqiptare nuk është me Albin Kurtin

 
   

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Selimi thotë se në bazë të sondazheve shumica e votës shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në vitin 2025 do të shkojë për paritë opozitare.

Selimi ka thënë se nuk e di nëse opozita do të arrijë ta bëjë Qeverinë por ka thënë se kjo pyetje duhet t’i shtrohet pyetja që nëse pas 4 viteve qeverisje do të ketë nevojë për partnerë.

“Aq sa po shohë sondazhet shumica shqiptare nuk është më me Albin Kurtin. Ai ka pasur 51 përqind herën e kaluar mesa po shohë sondazhet, shumica e votave shqiptare nuk janë më me Vetëvendosjen.

Pyetja është z. Kurti pas një qeverisje 4 vjeçare ku e ka kontrollu Presidencën, Kuvendin, Qeverinë, tash po thonë edhe AKI-në e RTK-në, komplet sistemin e qeverisë në Kosovë, a do të arrijë mas 4 vjetëve me tru rezultate e më thanë tash më duhet me hi dikush në koalicion me mu”, ka thënë Selimi.