Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Kurti sot e pret në takim Xavier Bettel

 
   

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot do ta pret në takim zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Shkëmbimit Tregtar dhe Bashkëpunimit e Veprimit Humanitar të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Sipas njoftimit të qeverisë, mediat mund të marrin pamje në oborrin e Qeverisë dhe në fillim të takimit në ora 13:00.

Bettel, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar një sërë takimesh më 4 nëntor me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve tona.

Bettel kishte zhvilluar takim me kryediplomaten Donika Gërvalla, me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislmi dhe më pas edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.