Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Molliqaj: Pushteti i asgjësoj mundësitë për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit

 
   

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, ish-aktivitst i VV-së.

Molliqaj, e ka vlerësuar si shok të mirë, e veprimtar dhe njeri me virtyte Deharin, derisa ka fajësuar pushtetin aktual, i cili sipas tij ka asgjësuar mundësitë për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit.

Postimi i Molliqajt:

Sot është përvjetori i vdekjes së Astrit Deharit, shokut tonë të mirë e bashkaktivistit të përkushtuar. Astriti ishte veprimtar i mirë e njeri me virtyte.

Ai ka ndërruar jetë në burg. Është e tepërt të thuhet se kjo ngjarje duhet zbardhur me çdo kusht. Por, tragjedia takon absurdin kur e din se mundesitë e fundit për zbardhjen e rastit i asgjësoi vetë pushteti i Kurtit. Zbardhjen e rastit nuk e do vetë VV, rasti i zbardhur është rast i pa përdorshëm.

Emri Astrit Dehari do të mbetet epitafi i shkallës në të cilën mbërrin dehumanizimi kur lufta për pushtet instrumentalizon gjithçka. Jemi shumë krenarë që ne kurrë nuk e kaluam atë limit. As brenda VV-se, as jashtë saj. Kurrë nuk e shpallëm të vrarë, as të vetëvrarë.

Rasti Dehari tregon çfarë lloj raporti ka ky lloj regjimi me të vërtetën. Saktësia, objektiviteti e shkenca kanë vlerë vetëm kur janë të përdorshme.